Top News - Vakanca në Kushtetuese/ Presidenti e rishpall për herë të tretë

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta ka rishpallur për herë të tretë thirrjet për plotësimin e e vendit vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit përpara kohës të mandatit të ish gjyqtarit Besnik Imeraj. Në njoftimin e presidencws thuhet se nga 15 kandidatë që shprehën interesin për konkurim kur u shpall për here te pare vakanca në shkurt te 2018-es, pas verifikimit te kritereve ligjore Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi dhe lejoi kandidimin vetëm për 2 prej tyre, konkretisht Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti. Por pas ketij vendimi KED-ja ka njoftuar Presidentin për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të afatit të rishpalljes për aplikim për këtë vend vakant, rezultoi se shprehën interesin për kandidim edhe 6 aplikantë të tjerë, përveç 2 kandidatëve tw kualifikuar. Lista e kandidatëve iu dërgua menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nw tetor tw 2019 dhe në përfundim të procedurës së vlerësimit nuk është lejuar kandidimi për asnjë prej tyre, ndërsa për kandidatin e fundit të ngelur në garë të verifikuar nga KED, zotin Shaqir Hasanaj,vendimi pwr ndalimin e kandidimit është kundërshtuar në Gjykatën e Apelit Administrativ dhe nuk ka ende një vendim gjyqësor të formës së prerë. Në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED-ja, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë. Ndërsa afati i ri për të dërguar aplikimet me dokumentacioni e nevojshëm është data 14 tetor 2020.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vakanca#IlirMeta#TopChannel

Recommended