Thaçi nuk “i ndahet“ Albin Kurtit, e fton për herë të tretë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar këtë të hënë për të tretën here kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit me qëllim caktimin bashkërisht të kandidatit për kryeministër.Pas dy ftesave të para zyrtare drejtuar Kurtit, ky i fundit nuk ka marrë pjesë në takim, sipas tij për shkak të impenjimeve të tjera.Ndërkaq Presidenti Thaçi në shkresën e tij të tretë ka nënvizuar se mirëkupton pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, duke e ftuar atë sërish për bisedime nesër, më 31 dhjetor, në orën 10:00.Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsultativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.Në letrën e tij të tretë, kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se me qëllim funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve, do të ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.Por Albin Kurti më herët është shprehur se presidenti përcakton datën e konstituimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë.Formimin e Qeverisë e përcakton tjetërkush, e jo presidenti. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës?, ka thënë Kurti, duke theksuar se konsultimet me LDK-në do të vazhdojnë të intensifikohen dhe pritet që qeveria të formohet në janar.Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës para konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më 26 dhjetor.Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Recommended