Qellohet me arme zjarri ne drejtim te policise ne Elbasan. Plagosen 2 kalimtare

  • 3 years ago
Lefter Zhidru, 71 vjeç ka hapur zjarr në drejtim të policisë këtë të enjte në qytetin e Elbasanit. Burime paraprake bëjnë të ditur se policia është njoftuar për një konflikt familjar në lagjen 11 Nëntori.

Pasi janë nisur drejt vendngjarjes, forcat Shqiponjat dhe Patrulla e Përgjithshme e policisë janë përballur me të shtënat e armëve.

Aktualisht autoritetet policore janë pozicionuar në vendngjarje dhe mësohet se po i bëjnë thirrje personit të dorëzohet.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

Policia thotë se aktualisht 71-vjeçari vijon të qëllojë me armë, ndërsa nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 2 kalimtarë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended