Ora News - Atentat prokurorit Arjan Ndoja, qëllohet me armë zjarri në drejtim të makinës së tij

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:27 te Mbikalimi i Shkozetit.

Makina tip "Fuoristradë" e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Ndoj dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet. Sikundër dhe shihet në foto, mjeti i tyre ka përfunduar jashtë rruge.

Prokurori dhe dy të plagosurit e tjerë janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.

"Një nga tre të plagosurit është në gjendje më të rëndë" raporton gazetari Leonidha Musaj.

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të opinionit publik kohët e fundit nga kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministri Braçe, të cilët e akuzonin për lidhje me bandat kriminale.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkembim-zjarri-tek-mbikalimi-i-shkozetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended