Presim qepën, karotën dhe majdanozin në copa. Për mbushjen me gjalpin e aromatizuar presim imët hudhrën, qepën dhe majdanozin. I bashkojmë me gjalpin dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Vendosim kërmijtë të ziejnë në ujë të nxehtë me qepën, karotën dhe majdanozin për disa minuta. I kullojmë dhe me ndihmën e një kunje druri i nxjerrim nga guaska. Heqim me thikë pjesën e stomakut. Mbushim guaskën me pak gjalpë, shtojmë mishin e kërmillit dhe vendosim përsëri gjalpë. I vendosim në tasat enkas per to dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 10 minuta.