Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë vajin, qumështin, lëngin dhe lëkurën e limonit, i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, fryrësin me vanilje dhe formojmë brumin e kekut. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me sheqer pluhur dhe lëkurë limoni.