Përbërësit: 4 vezë 100 g sheqer kaf 150 ml kos 100 g gjalpë i tretur 250 g miell 1 fryrës keku Kardamom 400 g fiq Sheqer pluhur
Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë kosin dhe kardamomin pluhur dhe e rrahim përsëri. Shtojmë miellin, fryrësin dhe gjalpin, e përziejmë përsëri. Ndajmë fiqtë në katër pjesë, shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë, vendosim fiqtë sipër dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 40 minuta me 180 gradë. E shërbejmë me sheqer pluhur.