Reshjet e shiut perfshijne te gjithe vendin | Lajme - News

  • 3 years ago
Tashmë kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë, me temperaturë më të ulëta dhe reshje shiu. Por në Durrës, moti me shi ka shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit bregdetar.

Për pasojë këmbësorët dhe automjetet patën vështirësi në qarkullim. Situata më problematike u shfaq pranë stacionit të trenit, në rrugën e shëtitores Taulantia, pranë stadiumit Niko Dovana, si dhe në zonat periferike.

Në disa zona të tjera, si Lushnje apo Konispol, reshjet kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në të mbjella për shkak të breshrit.

Sipas sinoptikanëve i gjithë vendi u përfshi këtë të mërkurë nga reshje shiu, por në qytete si Shkodër, Lezhë apo Gjirokastër ato kanë qenë me intensitet të lartë.

Duke filluar nga e enjtja deri të premten në darkë do të ketë kthjellime të motit, por reshjet do të rifillojnë në fundjavë. Deri në fund të Shtatorit, në çantë duhet të mbani patjetër një çadër pasi ky muaj do të mbyllet me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 9-10 gradë në zonat malore.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended