Stuhi dhe reshje shiu ne te gjithe vendin |Lajme-News
  • 3 years ago
Moti i keq dhe stuhitë që kanë përfshirë vendin gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dëme të shumta në disa qytete të vendit. Kryeqyteti është përfshirë nga erërat e forta dhe reshjet e shiut, dhe për pasojë janë dëmtuar disa pemë që kanë bllokuar rrugët për disa orë.
Në Shkodër janë rrëzuar pemët duke bllokuar rrugët, ndërsa janë dëmtuar edhe disa automjete që kanë qenë të parkuara në rrugë.
Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në qarkun e Lezhës. Gjatë natës janë dëmtuar fidrat që furnizojnë me energji elektrike fshatrat e Shënkollit dhe ata të Gjadrit. Po kështu kanë ngelur pa energji elektrike disa lagje në Lezhë.
Moti i keq, shoqëruar me erë të fortë në det me dallgë deri në 3 metra, ka krijuar vështirësi në lundrimin e mjeteve detare në Portin e Durrësit. Tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me 10 orë vonesë, ndërsa anijet tregtare si dhe peshkarexhat janë njoftuar të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandaluar çdo rrezik. Situatën me përmbytje e paralajmëroi një ditë më parë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cila u dërgoi mbrëmjen e së premtes një shkresë 5 Prefekturave. Agjencia thotë se zonat e rrezikuar janë Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended