Rrugë me emrin e Agron Janos/ Ndodhet pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës

  • 3 years ago
Rruga pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës do të mbajë emrin e Agron Janos, arkitektit të njohur që kontribuoi jo vetëm për rikonstruksionin e objekteve me vlera historike, por për 35 vjet u dha mësim profesionistëve të rinj.


Familjarë, miq dhe kolegë të arkitektit Jano u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike i dorëzoi bashkëshortes dhe djalit, medaljen dhe një kopje të tabelës me emrin e rrugës. ?Jam shumë i lumtur që, për 100-vjetorin e Tiranës, rruga përbri fakultetit ku kalojnë studentët do të mbajë emrin e Agron Janos. Me shumë mirënjohje, në emër të qytetit të Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak, ju dhuroj këtë medalje. Kujtimi i Agronit qoftë i paharruar dhe besoj, së bashku do na ndihmoni ta tregojmë historinë e tij?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ky vit jubilar për Tiranën Kryeqytet është edhe një moment për të përkujtuar personalitete që lanë shenjë në qytet. ?Ai investoi dhe i kushtoi pjesën më të madhe të jetës Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ndihmoi në krijimin e arkitekturës moderne pas viteve ?90, të arkitekturës së lirë, së cilës iu desh të përballej me sfidat e tranzicionit, me debatet e lëvizjeve demografike. 100-vjetori i Tiranës është një çast për të ëndërruar se çfarë duam të jetë Tirana e 100 viteve të ardhshme, për ambiciet e saj, vizionin, projektet e mëdha duam, por është edhe një moment për të kthyer kokën mbrapa, për të kujtuar ata njerëz që lanë shenjë në Tiranë?, tha ai.

Agron Jano ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, ndërsa ka hapur disa ekspozita pikture, në grafikë, vaj, por edhe teknika të tjera, në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Itali, Greqi e Kosovë. Në emër të familjes dhe miqve, bashkëshortja e tij, Kristina, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin. ?Ju falenderoj që emrin e Agronit e bëtë pjesë të onomastikës urbane të qytetit të Tiranës, që nuk është qyteti i lindjes së Agronit, por u bë qyteti i tij sepse këtu u shkollua, zhvilloi veprimtarinë e tij profesionale dhe ishte qyteti i zemrës së tij. Ju falenderoj që emrin e Agronit e nxorët nga kujtesa e një rrethi të ngushtë njerëzish, miqsh, shokësh, njerëz të afërt, profesionistë, dhe e futët në kujtesën e komunitetit të qytetarëve të Tiranës?, tha ajo.

Agron Jano njihet edhe si organizatori i të parave panaire në Shqipëri, dhe ka realizuar disa ekspozita personale në Tiranë, Fier, si dhe në Como e Milano.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishm...

Recommended