"Konfirmimi me COVID-19 i dy punonjësve të sektorit të Urbanistikës pranë Bashkisë së Durrësit ka detyruar këtë institucion ta mbylli këtë shërbim deri në një urdhër të dytë?. Përveç sektorit të Urbanistikës, që i gjithë personeli i saj është vetëkarantinuar, shërbimet e tjera në Bashkinë e Durrësit janë të hapura për qytetarët, hyrja e të cilëve është e ndaluar, nëse nuk mbajnë mjetet mbrojtëse, si maska dhe doreza. Për të ndërprerë përhapjen e Covid-19 në të gjithë administratën vendore, autoritetet shëndetësore, tamponë kanë bërë edhe për 28 punonjësit e tjerë që kanë pasur kontakte të afërta me dy të infektuarit. Pjesa më e madhe tyre kanë rezultuar negativë, por pavarësisht kësaj autoritetet shëndetësore u kanë kërkuar të qëndrojnë të vetëkarantinuar për dy javë në shtëpitë e tyre dhe nëse shfaqin shenja të Covid-19 të njoftojnë 127. Epidemiologët ende nuk kanë mundur të zbulojnë burimin e infeksionit të dy punonjësve, nëse është marrë nga njeri tjetrin apo janë infektuar nga transmetimi komunitar. Ata thonë se po punojnë për gjurmimin e rasteve me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Durrës janë 25 persona aktivë me koronavirus. Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/