Ora News - Një formular për disa udhëtarë, agjensitë “mashtrojnë” emigrantët

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Pasi kompania me të cilën udhëtonin drejt Greqisë u kishte bërë aplikim në grup për kalimin e kufirit, në një kohë që rregullat e lëvizjes përcaktojnë që ai të jetë individual. Udhëtarët nga ana tjetër thanë se paguajnë deri në 1500 lek shtesë që aplikimin e lëvizjës ta bëjë kompania e udhëtimit. Krimi Ekonomik ndërkohë ka nisur verifikime për këtë situiatë.

?Me emrin tim personal që duhet të jetë ka edhe disa persona të tjerë?.

Aplikimi online për formularin e lëvizjës PFL është një prej kushteve për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

Rreth 50 emigrantë që këtë procedurë ia kishin besuar kompanisë së udhëtimit, madje kishin paguar deri në 1 500 lek shtesë u refuzuan në kufi këtë të hënë.

Aplikimi që duhet të jetë invidual ua kishin bërë në grup.

?100 euro tamponi, 15 mijë lekë ajo tjetra.?

?Autoritetet na kthyen direkt, nuk është e rregullt. Unë e kam bërë në agjenci aplikimin.?

Për pasojë në pikën kufitare u krijua radhë dhe pritje torturuese për disa orë, deri sa pala greke i lejoi të kalojnë pas negociatave.

Denoncimi në media vuri në lëvizje sektorin ekonomik në Policinë e Korçës.

Efektivët zbarkuan në kufi dhe nisën verifikime që pritet të përfundojnë me procedim penal për përgjegjesit e këtij abuzimi.

?Na marrin në pyetje çfarë ju ka bërë ai. Na mbushin formularët. Dje kanë ikur 4-5 veta me një formular, sot nxorën urdhër që nuk lejohet.?

?Le të vinë të më kapin mua të më fusin në burg thotë agjencia, këta thonë nuk jeni të saktë.?

Prej 16 gushtit, Greqia mban në fuqi një regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë.

Aplikimi i udhëtimit dhe tamponi kundër koronavirusit janë kusht për lëvizjen, ndërsa në Kakavijë e Kapshticë në ditë lejohen të kalojnë vetëm 1050 persona.

Udhëtimet për turizëm janë të ndaluara.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/serish-vonesa-ne-kapshtice-mbi-50-emigrante-ne-pritje-per-shkak-te-formularit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended