Ora News – Majko kërkon zyra në bashki për emigrantët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ministri i Diasporës i kërkon Parlamenti shqiptar që ti japë OK për të ngritur zyra të posaçme për emigrantët në çdo bashki të vendit. Këto zyra, të cilat kërkojnë staf të specializuar, pritet të kenë edhe efekte financiare në buxhetin e shtetit. Pandeli Majko u kërkoi deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që të mos lihet në hije diaspora, ashtu siç është bërë gjithë këto vite.

Pandeli Majko: "Është një shtresë e veçantë e shqiptarëve që nuk jetojnë këtu. Ne na duhen zyrat e ekspertizës sepse gjejnë zyrtarë që nuk i përgjigjen"

Depuetetët e Komisionit të Jashtëm nga ana e tyre i kërkuan Majkos që ky projektligj që prek ligjin për qeverisjen vendore duhet të ketë edhe mendimin e Ministrisë së Brendshme, Të Jashtme dhe të Financave.

Madje Kryetarja e Komisionit i vuri kusht Ministrit për miratimin e projekligjit heqjen e ndryshimeve të nenin 3, ku kërkon që kryebashkiakët të paraqesin raportet financiare deri më 31 maj dhe jo me 31 mars siç është aktualisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/majko-kerkon-zyra-ne-bashki-emigrantet