Wake Up / Komisioni Evropian: Zbardhuesi ACE i rrezikshëm. Në Shqipëri vazhdon tregtimi

  • 3 years ago
Thuajse në çdo shtëpi, institucionet publike e private, një nga detergjentët pastrues të pllakave e pjesëve tjera, është ACE, e cila në përbërje të tij ka klor. Por Komisioni Evropian, nëpërmjet sistemit të njoftimit për rrezikun nga produktet joushqimore RAPEX, njofton se distributorëve dhe marketeve u është kërkuar heqja nga tregu e këtij produkti. Kjo, pasi në përbërje të saj ka rezultuar se ka elementë të tjerë kimikë, të cilët përbëjnë rrezik për përdoruesit dhe veçanërisht për fëmijët nëse bie në kontakt me lëkurën, madje edhe kur ajo është e tretur në ujë. Sipas njoftimit zyrtar të RAPEX, produkti nuk është sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian (CLP). Vendi i origjinës së këtij produkti është Turqia, ndërsa problemet janë hasur nga konsumatorë në Gjermani. Ky produkt është në paketime 1 dhe 2 litërshe, me etiketën fillestare në gjuhën turke dhe mbi të ndodhet etiketat e vendosura në gjuhën e shtetit ku tregtohet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel