Wake Up/ Rinis Kampionati i Minifutbollit. Fituesit shkojnë në Champions dhe Evropian

  • 4 years ago
Në Tiranë ka rinisur faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Minifutbollit 2019-2020, që është edhe më interesantja pasi u garanton disa skuadrave që të marrin pjesë në kompeticionet evropiane (Champions dhe Europa League në Minifutboll). Ky është viti i tretë që Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator organizon këtë kompeticion ku marrin pjesë skuadra të formuara nga ne njerëzit e thjeshtë (jo-futbollistë) që kemi pasion futbollin dhe që luajmë kalçeto çdo javë. Skuadrat janë të përbëra jo vetëm nga kolegë të një institucioni (bankë, kompani etj) por edhe grupe shokësh për shembull që prej vitesh luajnë bashkë dhe që duan të testojnë aftësitë e tyre përballë skuadrave të tjera. Shoqata Shqiptare e Minifutbollit Amator ka qëllim organizimin dhe zhvillimin e Minifutbollit Amator ose siç njihet ndryshe në Shqipëri me emrin kalçeto si dhe përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare që zhvillon Federata Evropiane e Minifutbollit dhe Federata Botërore e Minifutbollit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended