Ekspozohen 100 abetare shqipe/ Librat janë të periudhës 1844 deri në 1942 - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
100 abetare nga viti 1844 deri ne vitin 1942 janë ekspozuar në Hollin e Muzeut Kombëtarë si dëshmi e ndryshimit dhe pasurimit gjuhësor që ka pësuar gjuha shqipe. ANISA KRRABAGAZETARE Kjo është abetarja e pare e gjuhës shqipe, nga Rilindasi Naum Veqilharxhi, e vitit 1844. Gjithsej ka 32 tinguj dhe dëshmon përpjekjen shekullore që rilindasit shqiptarë bënë për krijimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Kjo abetare si dhe shumë të tjera kanë ndjekur një rrugë të gjatë për t?u botuar, disa në Stamboll të tjera në Firence e Bukuresht. Disa prej tyre nuk kanë autorësi pasi duhej të mbroheshin nga sulmet e egra mbi ata që përhapnin dijen. PIRO MISHADRJETOR I BIBLOTEKES KOMBETARE Abetarja e parë e shtypur dhe botuar në Shqipëri daton në vitin 1899 në Shkodër , 18 vite pas hapjes së shkollës së parë shqipe. Kjo ekspozitë e veçantë përkon me hapjen e shkollave, për t?i dhënë mundësinë të rinjve të njihen nga afër me versionet e ndryshme te abetareve shqipe. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar për gati dy javë.

Recommended