Demtohet ura e periudhes romake

  • 6 years ago
Një nga urat më të vjetra në vend që ka gjurmë historike të periudhës romake por që dhe dëshmon për gjenialitetin inxhinierik të kohës, është dëmtuar në njërën këmbë. Kjo ka ndodhur gjatë punimeve që po kryhen për By Passin e Tepelenës.

Njohësit e vlerave arkitekturore po ngrenë dyshime që punimet në By Passin e Tepelenës po dëmtojnë Urën e Beçistit, një monument kulture që daton nga koha romake. Një ndër ta është arkitekti restaurator Kreshnik Nick Merxhani.

Në postimin e tij, ai tregon se njëra këmbë e urës është dëmtuar, dhe firma po e mbulon këtë dëmtim duke hedhur beton. Abc News shkoi në vendin ku ndodhet ura mbi Vjosë, aty ku edhe aktualisht janë përqëndruar punimet e By Passit

"Pasarela ose ura në Tepelenë ka një bazament që supozohet që për nga punimi lidhet me periudhën romake, kurse pjesa e sipërme është një ndërhyrje e shekullit XX", thotë Merxhani.

Ura lidhet me emrin e Ali Pashës, dhe pikërisht aty ku po ndërhyhet sot, ka gjurmë muratore që për nga teknika i përngjan urave në periudhën që kur ai synonte në Vilajetin e Janinës.

Një nga urat më të mëdha të periudhës romake, e cila kohët e fundit është rrezikuar seriozisht nga ujërat e Vjosës, është nga të vetmet vepra që dëshmon për gjenalitetin inxhinierik të kohës dhe për rrjetin që lidhte dikur Dodonesn, Antigonenë, Adrianopolin me Bylisin dhe Apolloninë.

Nëse dëmtimet nuk do të merren në konsideratë dhe nuk do të kërkohet ndihma e ekspertëve për vepra të tilla, është për të ardhur keq.

Ura prej 200 metra e gjatë me lartësi 6 metra është harruar. Herën e fundit që u restaurua ishte viti 2012, nga një shoqatë holandeze, çka mundësoi dhe lëvizjen e mijëra banorëve që qarkullojnë çdo ditë përmes saj.

Recommended