Rama për marrëveshjen e detit: Shpresojmë për ndihmën e një pale të tretë

  • 3 years ago
GREQI- Nga Athina kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk Erdogan nuk është anti- grek. Në përgjigje ndaj ish- ministres së jashtme, Bakoyannis, shefi i qeverisë sqaroi se nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

"Presidenti turk Erdogan nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur. Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik. 'Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë'. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë. Kjo është e vërteta", tha Rama.

Kjo deklaratë ishte një përgjigje për ish- ministren e jashtme, Dora Bakoyannis,  e cila tha se marrëveshja që ajo vetë firmosi me Lulzim Bashën në 2009 për çështjen e kufrit detar, u pengua nga presidenti turk.

?Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje", tha ajo.

Duke folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri kërkon ndihmën e një pale të tretë. "Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrijmë dakordësi për të, ne të mund ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, pra një pale të tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare", përfundoi Rama.

Rama ndodhet në Greqi në cilësinë e kreut të OSBE ku mori pjesë në në konferencën e organizuar nga ?The Economics?. Më herët , Rama zhvilloi një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, të cilët ranë në përfundimin se "duhet të zgjidhin çështjet e së kaluarës".

Recommended