Top News - Lidhi qenin pas makinës/ Procedohet e gjobitet 50 vjeçari

  • 3 years ago
Një 50 vjeçar nga Durrësi është proceduar penalisht nga policia, pasi ka lidhur qenin pas makinës duke e tërhequr zvarrë atë nëpër rrugët e Sukthit.
Ka qenë denoncimi I bërë në rrjetet sociale nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që ka vënë në lëvizje policinë. Ish-ministri Tahiri ka postuar këtë të martë disa foto të një drejtuesi automjeti, ku pas makinës së tij duket i lidhur një qen, ndërkohë që mjeti ishte në lëvizje. ?E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojnë e nuk e kane bere!?, shkruante Tahiri.
Pasi lajmi bëri bujë në rrjetet sociale policia ka reaguar duke evidentuar autorin e keqtrajtimit të kafshës dhe duke e shoqëruar në komisariat.
Policia e Durrësit nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se specialistët e saj menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip "Renault", shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Ai u procedua penalisht shtetasi për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve" si dhe është gjobitur nga ana e Policisë Rrugore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Qeni#TopChannel

Recommended