Nisja e vitit të ri shkollor, Shahini: Të zbatohet protokolli i sigurisë

  • 3 years ago
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor, duke theksuar se duhet të zbatohen të gjitha rregullat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


Përmes një video-mesazhi, ajo ka përcjellë urimin, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij. Ajo shprehet se në shkollë do të veprohet përmes rregullave anti-covid që të minimizohet përhapja e koronavirusit në shkollë. Në rast se do të ketë të infektuar, sipas Shahinit do të duhet të mbyllet ndonjë klasë apo ndonjë shkollë dhe do të vazhdohet me planin B që është mësimi online.

?Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor. E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë. Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se ?do të mbështetemi tek plani B, që është kanali ?RTSH Shkollë?, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t?i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie. Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t?u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021?, thotë Shahini.

Kujtojmë se viti i ri shkollor i sistemit parauniversitar do të nisë nesër dhe nxënësit do të ulen në bankat e tyre të shkollës pas 6 muajsh mungesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: ht...

Recommended