Report TV - Tetë ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, kaos për të blerë librat

  • 8 years ago
Shitja e librave të rinj për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm duhet të niste që më 25 gusht, por edhe pse jemi vetëm 8 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, procesi ka akoma probleme.

Qytetarët të interesuar për fatin e fëmijëve të tyre u janë drejtuar sot pikave të shitjes, por situata vijon të jetë kaotike.

Radhe të gjata janë konstatuar në të gjitha libraritë e Tiranës. Prindër dhe nxënës presin në radhe prej disa oresh.

Situata vijon të jetë kaotike, mungojnë shumë nga tekstet. Pajisja e nxënësve me libra duhet të bëhet para nisjes së procesit mësimor, por në libraritë e kryeqytetit mungon edhe abetarja e klasës së parë.

Ministria e Arsimit bën me dijë se shumë shpejt do të dalin në treg edhe tekstet që mungojnë.

Shitja e librave te rinj duhet te niste ne daten 25 gusht, por është vonuar për shkak së mungonte pulla e Ministrisë së Arsimit.

Kjo pullë prodhohej nga një kompani private, por nuk është bërë gati në kohë.

Çmimi i librave kushton 2% më shumë, pasi është bërë indeksimi. Çmimi i librave për klasën e parë është rreth 2300 lekë

Kjo pullë është dhënë me tenderim nga Ministria e Arsimit, por ende nuk është bërë gati. Pajisja me pullë e teksteve të reja shkollore pritet të bëhet gjatë fundjavës dhe menjëherë më pas, të nisë shitja e tyre.

Ndërkohë qytetarët mund të blejnë librat e viteve të kaluara që nuk kanë ndryshuar. Vetëm këta libra do të shiten nga shtëpitë botuese.

Recommended