Top News - Fluturimet e kufizuara, Tajlandë/ Avionët kthehen në lokale

  • 4 years ago
Me miliona njerëz në botë të bllokuar nëpër shtëpi, për shkak të pandemisë, kafenetë aviona, në tajlandë, po i ofrojnë klientëve shansin të pretendojnë sikur janë në qiell dhe ideja është pritur fort mirë.


Në bordin e një avioni komercial që tashmë nuk është më në përdorim, në qytetin bregdetar Pattaya, konsumatorët e kafesë rehatohen në kolltuqet e stilit të klasit të parë dhe pozojnë për foto. Me biletat në dorë, disa pasagjerë zgjedhin të bëjnë edhe një vizitë në kabinën e pilotëve.

Me kafenë në dorë unë mund të ulëm në vendet e klasit të parë dhe po ashtu të argëtohem edhe në kabinë duke pretenduar se jam kapiteni ? thotë një 26 vjecar që gjithë këtë e gjen shumë argëtuese.

Në një tjetër kafene, në zyrat qendrore të kompanisë ajrore shtetërore, në Bangkok, klientët duket sikur i ka marrë malli edhe për ushqimin e avionit pasi shijojnë spageti carbonara dhe mish vici në stil tajlandez të shërbyer në pjata plastike shërbyer nga stjuardesat.

Tajlanda ishte vendi i parë jashtë kinës që konfirmoi një rast koronavirusi, por që atëherë ka regjistruar një bilanc të kënaqshëm, me rreth 3400 infektime dhe 58 viktima. Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit kanë qenë të rrepta dhe kanë goditur ekonominë e vendit të mbështetur tek turizmi dhe tajlandezët e gjetën veten të bllokuar për shkak të kërkesave për karantinë në vende të tjera.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thailand#Pattaya#TopChannel