Banesat sociale, kërkohen lehtësime ligjore

  • 3 years ago
Me ndryshime ligjore synohet lehtësimi i procedurave për blerjen e të ashtuquajturave banesa shoqërore. Drejtori i Shoqërisë Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin me Hapësirat Banesore dhe Afariste, Kristijan Trajkovski, njofton se Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve i kanë dorëzuar një draft-ligj i cili parashikon që të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të blerë këto banesa, t?i marrin me kamatë prej 3% dhe me afat pagese deri në 30 vite, e jo si deri më tani me kamatë prej 7%. Ndërkohë, mijëra qytetarë në vend edhe më tej vazhdojnë të shfrytëzojnë banesat shoqërore të cilat kanë mbetur që nga koha e sistemit socialist. Ka pasur edhe raste kur qytetarët, pa lejen e institucioneve përkatëse kanë tentuar t?i uzurpojnë banesat dhe t?i përdorin pa i paguar kompensim shtetit. Tentimet e fundit për keqpërdorim ka qenë gjatë pandemisë.

Është bërë tentimi për hyrje në të zezë në banesë. Për fatin tonë të mirë, reaguam shpejtë, e shfrytëzuam afatin prej 30 ditë për ndihmë dhe ato raste dhe personat u shpërngulën. Menjëherë pas kësaj, këto banesa nga Komisioni për banesat shoqërore u transferuan në banesa të lira të shtetit dhe më pas ata që kërkonin banesa të tilla i fituan- deklaroi Kristijan Trajkovski, SHAMBA.

 Nga Ministria e Transportit thonë se deri më 9 shtator të këtij viti kanë pranuar 2595 kërkesa për privatizimin e këtyre banesave shoqërore, nga persona që tashmë i shfrytëzojnë ato.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Prej këtyre kërkesave 1740 janë përfunduar ndërsa 855 janë në procedurë të shqyrtimit. Po ashtu duam t?u informojmë se Ministria e Transportit dhe lidhjeve, mundëson blerje të banesave shoqërore nëse kërkuesi e plotëson të drejtën për blerje nën kushtin që të dorëzojë dëshmi se deri në vitin 1998  ka vendim për të drejtë banesore nga SIZ ose marrëveshje për shit-blerje, nga kompania ose institucioni ku ka punuar dhe qe ia ka dhënë banesën.

Blerja e banesave shoqërore për momentin mund të bëhet në dy mënyra, me këste me afat për pagesë deri në 40 vite dhe me para të gatshme me lirim deri në 70 për qind.

Mefail ISmaili

Recommended