Ora News - Banesat sociale në Shkozë i mbulon lagështira

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët që do u shembet banesa pasi kalon gjurma e projektit të unazës së re do të strehohen në banesat sociale në Shkozë.

Por nga një vëzhgim i Ora News shumë nga këto apartamente kanë lagështirë

Asllan Hasaj jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ata janë zhvendosur tre vjet më parë dhe paguajnë një qera prej 7 mijë lekësh dhe këtu nuk përfshihet kostoja e ujit apo e energjisë.

Nuk më behet zemra të vij fare në shtëpi. Më duket sikur jetoj në çadër se fryn era kudo, tavani rrjedh.

Nga dera në derë kushtet janë të njëjta.

Yllka thotë se lagështira që ka mbuluar muret e banesës ka përkeqësuar gjëndjen shëndetësore të bashkëshortit i cili dergjet në shtrat vitet e fundit.

Qeraja, thotë Yllka është e lartë krahasuar me të ardhurat.

Pronarët e përkohshëm të saj nuk ngurojnë të shprehin me zë shqetësimet e tyre pasi thonë se presionet për t'i nxjerrë nga banesa janë të shpeshta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banesat-sociale-ne-shkoze-i-mbulon-me-lageshtira

Recommended