Bllok bota, tragjedi ne Meksike, konflikti Izrael-Palestine - (7 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

6 të vdekur në Meksikë, si pasojë e rrëzimit të një avioni të linjës Aero Meksika, në kufi me SHBA. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e djeshme. Avioni me rreth 100 pasagjer në bord, si pasojë e kohës së keqe, ka humbur orientimin dhe është rrëzuar mbi tre shtëpi. Një nënë me tre fëmijët e saj kanë vdekur në një prej shtëpive të shkatërruara nga avioni. 37 është numri i të plagosurve në tragjedinë më të fundit ajrore në Meksikë.

Rreth 90 të vdekur, mes tyre edhe 20 fëmijë e me mijëra të plagosur, shumica arab. Ky është bilanci i konfliktit më të fundit izraelito-palestinez, i cili nisi pas vizitës së Ariel Sharon, në një xhami, vendi i tretë më i shenjtë i islamit. Ndërkohë reagime ka pasur dhe në vendet jashtë Jeruzalemit dhe territoreve palestineze. Kështu trupat izraelite kanë vrarë dy refugjatë palestinez ne kufirin me Libanin. Reagime ka pasur dhe nga refugjatët palestinez në Aman dhe Jordani./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/