Bota, bisedimet Izrael-Palesine, protesta ne Spanje - (11 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Menjëherë pas takimit me Kofi Anan, sekretari i përgjithshëm i OKB, kryeministri izraelit Barak, ka thirrur një takim në parlament, me ministrin e jashtëm dhe komitetin e sigurimit për të biseduar rreth situatës më të fundit. Ndërsa Anan është nisur drejt pjesës tjetër të Jeruzalemit, ku është takuar me presidentin palestinez Arafat.

Ndërkohë Solana ka qenë në Egjipt, ku ka biseduar me presidentin Mubarak. Të gjitha këto bisedime kanë në qendër ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme. Edhe Papa Gjon Pali II është falur për paqe në Lindjen e Mesme. Një tjetër problem është edhe Libani. Hesbollahët kanë kapur tre ushtarë hebrenj dhe në shkëmbim të lirisë së tyre kërkojnë lirimin e të burgosurve të hezbollahut në Izrael.

Spanja sërish në shesh për të protestuar ndaj terrorit. 200 mijë persona kanë dalë në rrugët e Granadës, me parullat, ?Jo më vrasje?. Viktima e 14 e terrorizmit bask është Luis Portero, 59-vjeçar i vrarë përpara shtëpisë së tij dy ditë më parë. Policia spanjolle ka komunikuar se janë çaktivizuar edhe tre bomba të terroristëve të gatshme për të plasur./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/