“Ka ende kriminelë në politikë”! 93% e qytetarëve kërkojnë ashpërsim të ligjeve

  • 4 years ago
Pesë vite pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, një anketim tregon se 52% e të pyeturve mendojnë se të inkriminuarit nuk janë shkurajuar nga të qenit pjesë e politikës për mos të kaluar traun hyrës të kuvendit.


Të anketuarit e Institutit të Studimeve Politike ngarkojnë me përgjegjësi direkte kryetarët e partive për futjen në politikë ose emërimin në poste publike të individëve të inkriminuar.

Në një kohë kur shqiptarët do të shkojnë drejt kutive të votimit më 25 Prill, në përgjigjet e qytetarëve të anketuar, 37% e tyre mendojnë se legjislacioni dhe procesi i deritanishëm i dekriminalizimit nuk e ka parandaluar ende financimin elektoral, nga individët e inkriminuar dhe të ?fortët?.

?Ndonëse shifrat duken pozitive të gjithë mendojnë se rezultati ka qenë minimal dhe shanset e Shqipërisë për të pasur realisht një elitë politike të pa korruptuar dhe pa rekorde kriminale nuk është përmbushur. Partitë Politike nuk kanë përjashtuar ose pezulluar asnjë individ dhe strukturat që ata kanë ngritur etike kanë qenë jo funksionale kanë qenë formale?.

Por cila do ishte zgjidhja përfundimtare e largimit të inkriminuarve nga politika?

?Partitë politike nëse iu rezulton se kanë një individ deputet të inkriminuar të mos kenë të drejtë ta zëvendësojnë atë por të humbin mandatin të marrin penalizim siç marrin me legjislacionin aktual me çështjen e kuotave gjinore le të marrin edhe për individë të inkriminuar?.

Nga viti 2015 deri në shtator 2020, bilanci i dekriminalizimit është ky: 9 deputetë humbën mandatet , 3 kryetar bashkish, 183 këshilltarë bashkiak u shkarkuan apo u larguan me dëshirë përfshi 165 zyrtarë lokal. Ndërsa 195 punonjës të administratës publike humbën vendet e punës. Por e gjitha kjo në optikën e të anketuarve nuk mjafton.

Më shumë se 76% e ekspertëve dhe 93% e qytetarëve të pyetur, kërkojnë ashpërsim të legjislacionit për dekriminalizimin duke kërkuar ndalimin përjetë në përfshirje politike të atyre me të shkuar kriminale.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dekriminalizimi#Kuvend#TopChannel

Recommended