Ora News - 11 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët kërkojnë ende drejtësi

  • 5 years ago
#oranews
11 vite pas nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për 26 viktimat që humbën jetën pas shpërthimit të fuqishëm.

Me plagët e hapura, familjarët kanë bërë homazhe në memorialin me 26 emrat e atyre që mbetën nën rrënojat e fabrikës së demontimit.

Në këtë ditë përkujtimore ishin vetëm familjarët e viktimave, ndërsa munguan përfaqësuesit e politikës dhe ka vite që askush nuk i kujton nga institucionet e shtetit.

Familjarët mes lotësh kanë kërkuar drejtësi, dhe një prej tyre është Zamira Durdaj, e cila humbi djalin e saj 6 vjeçar, Erisonin. Ajo u shpreh për mediat se nuk ka shpresë për drejtësi, ndërsa shpjegon kalvarin për të kërkuar të drejtën.

Zamira: Përgjigja e Strasburgut nuk vjen kurrë. Ia jam drejtuar, thonë se e kemi përparësi.

I konsideruar si aksident teknologjik, familjarët e tjerë nuk e pranojnë këtë fakt, pasi sipas tyre aty punohej me mjete rrethanore.

Familjarët e tjerë gjithashtu deklaruan për mediat se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për personat përgjegjës.

Banorët: Ne vijmë çdo vit, vëmë buqeta me lule dhe ikim. Kjo është drejtësia.

Tragjedia e shpërthimit të 15 marsit të vitit 2008 vetëm pak kilometra larg kryeqytetit në fshatin Gërdec, ku humbën jetën 26 persona njihet si një nga më të rëndat në gjithë vitet e tranzicionit shqiptar. Ende sot kjo tragjedi ka lënë të plagosur fizikisht dhe shpirtërisht qindra banorë të asaj zone.

Ende dhe sot nuk ka asnjë fajtor ne burg, ndërkohë që të vetmit që kanë vijuar të enden nëpër gjykata kanë qenë familjarët e Gërdecit, të cilët kanë kërkuar disa herë rihapjen e çështjes. Kjo kërkesë u është refuzuar nga Prokuroria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/11-vjet-nga-tragjedia-e-gerdecit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended