Top News - 300 mjekë e infermierë/ U infektuan në dy spitalet covid

  • 4 years ago
Rreth 5000 mjekë e infermierë pjesë e personelit mjekësor në dy spitalet covid, ai infektiv në QSUT dhe në spitalin ?Shefqet Ndroqi? kanë kryer testin serologjik në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë më shumë se 300 prej tyre ose 6,3 përqind. Testimet ne personelin shendetesor jane kryer ne periudhën kohore prill-gusht. Në një intervistë për gazetën ?Shqip?, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi thotë se përveç analizës diagnostike për covid 19, kryhen dhe testet serologjike që tregojnë nëse ke qenë i infektuar nga koronavirus apo je i prekur. Mjeku Koraqi tha se faza e parë e testimit serologjik konstatoi infektimin në masën 6.3 përqind në të dy spitalet covid, ndërsa pritet që ky test të ofrohet në 18 mijë mjekë e infermierë, pjesë e sistemit shëndetësor në vend. ?Laboratori i Mikrobiologjisë po bën gati kapacitetet e duhura me bazë materiale me kite që do të duhet për mbulimin me testime të gjithë personelit në vend. Gjithashtu po në këtë laborator do të testohen edhe dhuruesit potencialë të plazmes hiper immune për të parë nëse i plotësojnë kushtet për dhurim apo jo pra nëse plazma e tyre plotëson kushtet për trajtimin me plazëm hiperimune?, tha shefi i laboratorit te mikrobiologjise andi koraqi. Ai propozon hartimin e një kalendari testimi serologjik për mësuesit e nxënësit përgjatë gjithë sezonit shkollor, si nevojë për të pasur në kontroll situatën epidemiologjike në shkolla dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShefqetNdroqi#QSUT#TopChannel