Report TV - U shërbyen pacientëve me COVID, infektohen dy mjekë në Ersekë

  • 4 years ago
Në qarkun e Korçës janë shënuar 10 raste me COVID. Dy raste në Ersekë janë personel mjekësor. Mësohet se të dy kanë pasur kontakt me rastin e parë që u shënua në Kolonjë dhe prej asaj dite të dy mjekët janë vetëizoluar. Ditën e djeshme ata kanë shfaqur shenja të Covid dhe pas marrjes se tamponit rezultuan pozitivë. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. Në Korçë të 7 rastet janë brenda në qytet. Disa prej tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive ndërsa ka dhe vatra të reja. Vatrat e reja mësohet se janë të importuara nga kryeqyteti. Kanë qenë qytetarë që kanë marrë shërbim mjekësor në një nga spitalet e kryeqytetit. Nga 7 rastet në Korçe një prej tyre është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Grupmoshat e prekura janë të ndryshme midis tyre edhe mosha te reja. Ndërkohë që rasti i Pogradecit është kontakt i afërt i rasteve të mëparshme.

Recommended