PD: Shqiperia, parajse e pastrimit te parave te pista

  • 3 years ago
Demokratët akuzojnë Kryeministrin Rama se gjatë qeverisjes së tij vendi është kthyer në parajsë të pastrimit të parave të pista. Duke ju referuar 4 raporteve më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Këshillit të Europës, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm dhe po asgjeson shtresën e mesme, duke e kthyer ndërtimin sektorin e preferuar për pastrimin e të ardhurave që vijnë nga trafikimi e lëndëve narkotike.

?Për 4 vite rresht raportet zyrtare të Uashingtonit e cilësojnë Shqipërinë si ?vend kryesor për pastrimin e parave?, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria. I njëjti shqetësim është ngritur nga strukturat e specializuara të Këshillit të Europës dhe, së fundmi, edhe nga organizata të huaja që llogarisin se në Tiranë, vetëm në 3 vitet e fundit, janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit?, u shpreh Alibeaj.

Sipas demokratëve mekanizmi që po përdoret për riciklimin e parave të ardhura nga droga e korrupsioni po përdoret në investime madhore, kryesisht për resorte turistike në bregdet apo koncensione. Selia blu thotë se këtij qëllimi i shërbeu edhe tentativa e qeverisë për amnisti fiskale për ligjërimin e parave të pista të qeveritarëve dhe se pas ardhjes në pushtet ata premtojnë se do të zbatojnë planin e tyre ?ndiq paranë?.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended