SPAK-u merr në duar dosjet e ‘pastrimit të parave’, verifikim transaksioneve të dyshimta

  • 4 years ago
TIRANE- Prokuroria e Posaçme do të marrë në duar dosjet Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për pasuritë dhe transaksionet e dyshimta të mundshme të krimit të organizuar si dhe të një grupi pushtetarësh dhe ish-pushtetarësh. Fillimisht, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave po informon SPAK-un për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale. Në të njëjtën kohë, DPPP u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore, të detyruara për të zbatuar masat kundër pastrimit të parave, të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e dyshuara, të dhëna të cilat do t?i kalojnë SPAK-ut. Këtu përfshihen Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, organet doganore, organet tatimore, banat, shërbimet informative etj.

Më pas, me ngritjen edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, jo vetëm për t?i vënë në dispozicion në bllok të gjitha të dhënat për lëvizjet e dyshimta të parave, por edhe të kryejë kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve. Gjithashtu, inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim të pasurive. Të gjitha këto lëvizje diktohen nga ligjit për SPAK si dhe nga Kodi i Procedurës Penale.

Recommended