Top News - Shpërndanin drogë/ Tiranë, dy në pranga, një në kërkim

  • 4 years ago
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ?Parkimi? duke arrestuar dy të rinj për shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë në bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar ?Parkimi?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë një 18 vjeçari dhe një 20 vjeçari, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën "Rrapo Hekali" , shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës 18 vjeçari, dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të arrestuarit merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të një personi tjetër, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended