Incidenti ne mitingun e Berishes ne Fier - (26 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Incidenti që ndodhi sot në qytetin e Fierit ishte një shenjë e qartë se ashtu siç paralajmëroj dje ministri i Rendit, forca dhe individë të caktuar do të përpiqen të destabilizojnë situatën ditët e fundit të fushatës. Njeriu me granatë që u shfaq në mitingun e zotit Berisha dhe u arrestua nga forcat e rendit, u cilësua menjëherë nga kryetari i PD, si agjent i SHIK-ut dhe i kundërshtarëve të tij politik.

Berisha nuk priti hetimet e organeve të specializuara, sipas të cilave atentatori i mundshëm ishte kryetari i Partisë Demokratike në një fshat të Fierit. Sipas PD, dy terrorist kanë tentuar ta vendosin granatën në makinën e Berishës, po janë ndaluar nga aktivistët e kësaj partie.

Ndërsa Ministria e Rendit deklaron, se ka qenë një njeri i vetëm me bombë në xhep, i cili sapo është pikasur është neutralizuar nga forcat e rendit. Granata e Fierit është e dyta që shfaqet dhe nuk shpërthen në mitingjet elektorale të zotit Berisha, pas asaj të Shkallnurit në vitin 1997. Por megjithëse gjithçka është mbyllur pa pasoja të rënda, incidenti i Fierit është një shenjë e mjaftueshme, që forcat e rendit duhet të jenë në lartësinë e duhur në këto ditë të fundit të fushatës./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/