Vizita e Berishës në Kosovë - (9 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të mërkurën e ardhshme lideri demokrat Berisha do të niset drejt Prishtinës për të marrë pjesë në festimet e 1 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Intinerari i lëvizjes drejt Kosovës të liderit demokrat ende nuk është përcaktuar konkretisht, por mësohet se ai do të udhëtojë nga Tirana në Kukës më pas në Prizren, për të mbërritur më 15 Qershor në Prishtinë.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Edi Paloka, konfirmoi sot vizitën e Berishës në Kosovë, duke theksuar se LDK dhe vetë Ibrahim Rugova janë në pritje të tij.

Edi Paloka, Zëdhënësi i PD:- ?Berisha gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe direkt me Rugovën, me të cilin kanë diskutuar dhe për aspektet e vizitës?.

Paloka hodhi poshtë aludimet e zëdhënësit të qeverisë se vizita e liderit demokrat Berisha do të destabilizonte situatën politike në Kosovë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended