Punetoret e firmes "Behashe" prej kater muajsh nuk marrin pagat (16 Gusht 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
232 punëtorët e firmës "Behashe" prej dy ditësh janë në grevë dhe kanë ndërprerë punën në segmentin e Koridorit 8 Rrogozhinë -Elbasan. Mospagimi i parave prej 4 muajsh i kanë detyruar punëtorët e kësaj firme që pas disa protestash, të ndërpresin plotësisht punën. Edhe më parë të punësuarit në këtë firmë kanë patur ankesa për moskorrektësinë e dhënies së parave.
Punëtorët janë ankuar se pagat e tyre janë 45 herë më të vogla se pagat e punëtorëve turq që po punojnë në këtë aks të Koridorit 8, por kësaj radhe është muaji i pestë që punëtorët nuk kanë marrë mundin e tyre dhe janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në fund.
Punimet këtu duhet të mbaronin me 1 janar të vitit 2001, por me ritmet e deritanishme dhe me vonesat për shkak të pakënaqësive të punëtorëve, nul garantohet ky afat./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended