Fëmijët thonë se maska iu merr frymën/ Psikologët: Krijon ankth - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që nga e hëna, në shkolla kanë nisur orët e konsultimit për plotësimin e njohurive bazë për të gjithë nxënësit e fillores, të cilët nuk morën pjesë në mësimin online.Procesi po zhvillohet duke zbatuar rregullat, që dikton udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë.Por fëmijët shprehen se e kanë të vështirë të përshtaten me sjelljen e re. Ndërkaq disa prindër kanë udhëzuar të vegjlit e tyre ta mbajnë maskën gjatë mësimit, edhe pse nuk është e detyrueshme për ta deri në klasën e pestë. FËMIJËT?E mbaj maskën gjatë mësimit, por ndonjëherë e heq sepse më zihet fryma.? Nga ana tjetër, edhe pse të shqetësuar, prindërit mbështesin kthimin në bankat e shkollës. NËNAT?Frikë kemi, por më mirë të kthehen fëmijët në shkollë, të bëjnë mësimin e plotë, edhe me masat të mësohen, nuk kemi çfarë bëjmë.? Epidemiologët sqarojnë edhe arsyen pse mbajtja e maskës për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, nuk është e detyrueshme. DRITAN ULQINAKU INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK ?Arsyeja nuk është sepse këto fëmijë janë më pak bartës, apo të rrezikuar ndaj virusit, por është vendosur kështu duke marrë parasysh se fëmijët e kësaj moshe nuk i përgjigjen dot një përgjegjësie të tillë, siç është mbajtja e maskës dhe nga efektive mund të kthehet në negative për to, në rast se nuk e mirëmbajnë në mënyrën e duhur maskën.? Ndërkohë psikologët nënvizojnë disa efekte negative sesi ky grup nxënësish mund ta përjetojë shkollimin nën kushtet e reja. Viti shkollor do të nisë më 14 shtator, ndërkohë strukturat parauniversitare kanë nisur përgatitjet për të pritur nxënësit në kushtet e pandemisë.