Ora News - Ngrihuni nga kafenetë dhe revoltohuni

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndonëse Teatri Kombëtar është shembur prej disa muajsh, regjisori Edmond Budina vijon të shkojë në sheshin e tij, e të mbajë fjalime.

Regjisori u shpreh i revoltuar me pushtetin, teksa komentoi mbledhjen e PS ditën e djeshme (1 shtator) në Elbasan, ku sipas tij, ata dikur ishin pabreksa e sot janë milionerë.

Edmond Budina: ??Ky Salep Sulltan nëkohën e shkuar, në revoltat e studentëve fshihej dhe nuk ishte aty me studentët. Edhe kur erdhi me vonesë, erdhi për të marrë një post në PD që po themelohej. Kur e pa që nuk mori post shkoi dheufut në PS. Sot është ai që është dhe vazhdon me propagandën e tij. I patë atje në Elbasan, dikur ishin pabreksa, sot janë milionerë, me veshje nga më të shtrenjtat, me vila e para nga të gjitha anët. Ata luftojnë për të marrë një mandat të tretë për të vendosur një shtet diktatorial. Ai do një pushtet sa më të gjatë. Kjo do jetë fatkeqësia më e madhe e këtij kombi.?

Budina kritikoi sërish pushtetin për mënyrën se si u shemb teatri, por ajo që e shqetëson më tepër është indiferentizmi i njerëzve.

Edmond Budina: ??Jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar. Prej kohësh nuk e kemi më, dhe është një dhimbje e vazhdueshme. Dëshira për ta ringritur aty ku ishte dhe siç ishte, kjo është ëndrra jonë. Mbase për dikë duket sikur ne po luftojmë me mullinjtë e erës. Poe, më mire të luftosh me mulinjtë e erës, të kesh një ide, një dëshirë, një qëllim për ta realizuar, sesa të indifferent. Të jesh një popull kafenesh, që ulet, flet, bën thashetheme dhe nuk revoltohet asnjëherë. Kjo na ka dëmtua më shumë se çdo gjë tjetër. Indiferenca e shqiptarëve që nuk revoltohet, është një dëm që i bëhet shoqërisë tone, nëse nuk kërkojmë të drejtat tona.?

Përmes një fjalimi të adresuar në Facebook, Budina tha se rasti i teatrit, është një nga rastet ku duhet të revoltohemi.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/budina-i-revoltuar-me-pushtetin-dikur-pabreksa-sot-milionere-duhet-ti-luftojme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended