Kartes se votuesit tani i shtohet dhe fotografia (17 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këtu ndodhet njësia numër 9 e votimit. Kjo është gjendja sot në këtë qendër e cila një muaj përpara votimeve, merret me procedurat e pajisjes së qytetarëve së kësaj zone me kartën e votuesit. Në lista figurojnë 6100 të regjistruar dhe deri më sot me këtë kartë janë pajisur 500 vetë. Emri, mbiemri, datëlindja dhe gjinia, i shtohet dhe fotogafia e çastit për të kompletuar një kartë të tillë, e vlefshme për identifikim në procesin e votimit.
Për ata që nuk janë regjistruar, sipas vendimit të KQZ-së, sot është afati i fundit për t'a bërë këtë veprim. Sipas personelit të komisionit të verifikimit, gjatë punës së tyre ka patur dhe probleme. Deri në afrimin e datës 1 tetor dhe deri në përfundim të pajisjeve të të gjithëve me kartë, në këtë dhomë do të vazhdojnë të punojnë bashkë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, prefekturës dhe pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended