Nje lagje me vila moderne, por pa uje dhe rrjet kanalizimi (24 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këto vila janë ndërtuar në lagjen më të re të Korçës në fshatin Mborje. Një studim urbanistik modern planifikonte ndërtimin e 150 ndërtesave banimi, por dhe pse ka vite që kjo lagje tashmë është ndërtuar, këtu deri sot nuk ka as ujë dhe as rrjet kanalizimi. Banorët çdo ditë mbushin ujë në lagjet aty pranë ndërsa për ujërat e zeza secili ka hapur gropa kalimtare.
Fondacione të huaja dhe organizata joqeveritare për zhvillimin urban janë ofruar për të ndihmuar infrastrukturën e kësaj zone me kushtin që deri në 10% e fondit të paguhet nga komuniteti, por edhe për këtë deri tani nga bashkia nuk ka mbërritur miratimi urban. Meqënëse është fushatë zgjedhore, kandidati socialist për Korçën Gjergji Duro, ka premtuar se do t'a bëjë lagjen model për të gjithë qytetin. Ndërkohë banorëve të zonës do t'u duhet të presin po në këto kushte./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended