Boksieret sterviten ne Voskopoje. Ekipi Kombetar pergatitet per Kampionatin Europian - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e boksit është duke zhvilluar fazën e dytë përgatitore në Voskopojë, ku do të qëndrojë për dhjetë ditë. Federata Shqiptare është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë stervitjes së boksierëve kete vit. Trajneri Zef Gjoni thotë se janë dy aktivitete ndërkombëtare për të cilat po pergatitet ekipi.SINKRON ZEF GJONITRAJNER I EKIPIT KOMBËTAR TË BOKSIT''Na ka ardhur ftesa nga Federata Europiane ,që janë dy aktivitet europiane 18 vjecare që bëhët në Malin e Zi dhe 22 vjecarët që bëhët në Itali. Në sportistët nuk kemi ndjerë aspak frikë po pate kurajo dhe besim do ta kalojmë dhe këtë situatë të vështirë. '' Kapiteni Nelson Hysa, shumë herë kampion i Boksit synon që të rimarrë titullin në kampionatin kombëtar, por pse jo edhe një paraqitje të denjë në aktivitetet ndërkombëtare. SINKRON NELSON HYSA,KAPITEN I EKIPIT KOMBËTAR TË BOKSIT''Duhet të jemi shumë në formë, pastaj presim vendimin e jo vetëm ne por e gjthë bota është në pritje se cdo të ndodhi me aktivitet tona. Objektivat e mia tani për tani janë të dal kampion si fillim në vend më pas dhe në aktivitet ndërkombëtar. ''presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli zbulon edhe objektivat e ekipit kombëtar.SINKRON FLOREND KALIVOPULLI,PRESIDENT I FEDERATËS SHQIPTARE TË BOKSIT''Për momentin është zhvillimi i aktiviteteve ndërkombëtare që kemi sepse në gjithë historinë 30 vjecare që kemi , nuk kanë munguar asnjë herë këto aktivitet . Ndërsa sa i përket aktiviteteve ndërkombëtare kemi dy në vazhdim nëse do të zhvillohen që do të synojmë medaljen. Boksi shqiptar pati një periudhe të gjatë pauze që nga marsi i këtij viti, ndërsa tani sportistët janë kthyer më të vendosur për të treguar vlerat e tyre.

Recommended