PS përgatitet për asamblenë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kongresi socialistët dolën me një detyrë. Kryetari Edi Rama u kërkon 800 mijë vota për t?i dhënë rilindjes një mandat të tretë qeverisës. Motorët e vitit elektoral janë ndezur, fillimisht me angazhimet e qeverisë për të financuar nga buxheti i shtetit apo me koncesion projekte të mëdha në infrastrukturë dhe energji, si ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, tunelit të Llogorasë, rrugës Milot Fier dhe më pas me takimet në bazë. Paralelisht, socialistët po përgatiten edhe për mbledhjen e asamblesë kombëtare, me vëmendjen te organizmi për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.