OSBE prezanton punen e misionit ODHIR per zgjedhjet lokale - (25 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, çeli sot zyrtarisht punën e misionit vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Këtë e ka deklaruar në një konferencë për shtyp koordinatori i misionit Eugenio Polici. Në javët e ardhshme shtatë ekipe bërthamore ekspertësh do të punojnë në Tiranë dhe 16 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në të gjithë vendin, do të vëzhgojnë përputhshmërinë e procesit zgjedhor me angazhimet e OSBE-së dhe legjislacionin kombëtar.

Këta vëzhgues do të fokusohen veçanërisht në punën e komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet, listat e votuesve etj. Pak ditë para 1 Tetorit rreth 150 vëzhgues afatshkurtër ndërkombëtarë do të vendosen në të gjithë vendin për të monitoruar votimin, numërimin dhe pasqyrën e rezultateve në të gjitha nivelet. Më 2 Tetor ky mision i OHDIR-it, së bashku me delegacionin prej 10 vetash që pritet të vijë nga Kongresi për Autoritetet Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, do të bëjë publike përfundimet. Ndërsa raporti përfundimtarë do të jepet një muaj pas përfundimit të misionit.

Misioni ynë, qartësoi zoti Polici, është thjeshtë vëzhgues, ne nuk ndërhyjmë në procesin zgjedhor dhe nuk jemi në gjendje të rregullojmë parregullsitë në qoftë se do të ketë të tilla. Në çdo vend, tha ai, ka institucione të posaçme që mund të konfirmojnë nëse zgjedhjet janë të vlefshme apo jo. Pra vëzhgimi i OHDIR-it do të jetë thjesht teknik. Ndërsa i pyetur për kontestimet e shprehura nga zoti Berisha, për misionin e OHDIR-it, Polici tha, se ishte përpjekur t?i shpjegonte kryetarit të PD, se do të jenë krejtësisht të paanshëm, ashtu siç kanë qenë gjithmonë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended