Zgjedhjet lokale shtyjne fillimin e vitit akademik (3 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ministri i Arsimit Et'hem Ruka bën të ditur se viti i ri shkollor për arsimin e lartë do të fillojë në 9 tetor. Normalisht duhej të fillonte me 2 tetor, por parashikohet të shtyhet një javë meqë janë zgjedhjet për pushtetin vendor. Tani pritet që vendimi të zyrtarizohet dhe pastaj të shpallet.
Shtyrja e fillimit të mësimeve u bë për shkak se studentët do të mbeteshin ose pa votuar, ose pa shkollë në fillim të tetorit. Mësohet gjithashtu se në zonat ku do të ketë balotazh studentët nga rrethet do t'u jepet leje të shkojnë në shtëpi për të votuar. Nga ana tjetër ministri thotë se për shkollat e mesme nuk pritet ndonjë ndryshim. Mësimi për ta duhet të fillojë në 18 shtator./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended