Zjarre masive ne Librazhd e Gramsh, digjen 50 hektarë pyll - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Pyjet e Librazhdit dhe Gramshit përfshihen nga flakët. Prej pesë ditësh temperaturat e larta kanë bërë që të digjen rreth 50 hektarë pyll. Zjarri ka filluar disa ditë më parë në Stravan të komunës së Librazhdit e pastaj janë ndezur pyjet e Bregut të Plepit, e Gurit të Pëllumbit.

Ndërsa në Gramsh në zonën e Poroçanit, gjendja vazhdon të jetë e rëndë pasi ndihma për shuarjen e këtyre zjarreve është e paktë. Si zakonisht mungojnë mjetet dhe fondet për të mos thënë se grupet e punës në mbrojtjen kundër zjarrit janë zvogëluar.

Në pesë ditë temperatura të larta janë djegur 50 hektarë pyll. Nëse ritmet e temperaturave do të vazhdojnë edhe ditët që vijojnë zjarret në këto zona do të bëjnë kërdinë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended