Situate e renduar nga zjarret ne Gjirokaster, digjen pyjet e Koshovices - (26 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Prej dy ditësh zjarret kanë mbuluar pyjet e Koshovicës në Gjirokastër. Disa vatra zjarri, fillimisht 42 kilometra larg qytetit të gurtë, në pyje në zonën shqiptare, janë përhapur duke përfshirë pyje në fshatrat greke e duke kaluar edhe përtej kufirit, në Kostanj, Hajmevin e Koshovicë.

Zjarret kanë shkaktuar jo vetëm dëme në pyje, por dhe djegien e disa shtëpive në zonat e banuara pranë pyjeve. Situata është më e rrezikshme, pasi në afërsi të Koshovicës ka ende pjesë të minuara nga Lufta e Dytë Botërore, çka rrezikon shpërthime të shkaktuara nga zjarret.

Me gjithë masat e marra për izolimin e zjarrit, gjendja është ende kritike. Ndërkohë pas tre ditësh në veri të vendit, djegie dhe dëme të pyjeve të rrethit të Pukës, përllogariten të jenë të tmerrshme. Mbi 1500 hektar pishë dhe ahe, janë shkatërruar nga erërat që fryjnë dhe që e bëjnë gjendjen më të rrezikshme përsa i përket hapjes së zjarrit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended