Zjarre masive ne pyjet e Ersekes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zjarret masive kanë shkrumbuar pyjet e fshatit Boshanj të Ersekës. Flakët kanë përpirë një sipërfaqe prej 15 hektarësh me pemë dushku dhe pishe. Vatrat e zjarrit janë shfaqur 2 ditë më pare. Këtë të mërkurë më shumë se 7 vatra zjarri janë riaktivizuar, duke rrezikuar edhe disa prej banesave pasi era e forte favorizonte përhapjen e flakëve. Në një terren të thyer malor dhe pa rrugë kalimi nderhyrja per shuarjen e zjarreve ka qene mjaft e veshtire.Megjithatë, banorë të zones së bashku me shërbimin zjarrfikës të Korçës e Kolonjës me mjete rrethanore janë munduar të izolojnë flakët për të mos u përhapur në zona të tjera. Zjarri ka përshirë edhe sipërfaqe të tjera me dëllinjë e shkurre pranë fshatrave Psar të Ersekës e Lubonjë të korcës. Kjo është hera e dytë në pak vite që digjet pylli pranë fshatit Boshanj në Kolonjë, por tashmë me pasoja më të rënda.Policia ka ngritur dyshime se zjarret jane te qëllimshëm.

Recommended