Wake Up/ Si na ndikojnë ushqimet në rritjen e imunitetit në verë

  • 4 years ago
Veçanërisht gjatë stinës së verës, duhet të kemi shumë kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Zakonisht priremi që të konsumojmë pa kriter dhe shpeshherë zgjedhim ushqime të shpejta e të pashëndetshme. Dietologët rekomandojnë që të përfshijmë në dietën e verës ushqime që na rrisin imunitetin, aq më tepër në këtë kohë pandemie. Disa nga këto ushqime që na duhen në këtë periudhë janë frutat dhe zarzavatet, bishtajat, peshku, orizi, makarona, kosi, lëngjet e freskëta dhe sigurisht sa më shumë ujë. Po ashtu është mirë që të minimizojmë konsumimin e mishit duke qenë se tretet me më shumë vështirësi. Kujdes duhet të kemi edhe me mënyrën se si i ruajmë ushqimet që të mos prishen nga temperaturat e larta. Edhe pse jemi të ekspozuar në diell, ne duhet që ta marrim vitaminën D edhe nga ushqimet, përveç asaj që përfitojmë në mënyrë natyrale. Ka disa kategori të caktuara si të moshuarit, fëmijët apo ata që kanë probleme të caktuara shëndetësore që duhet të bëjnë edhe më shumë kujdes me ushqimet në stinën e nxehtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel