Hipokrati - Rënia e flokëve - Si ndikojnë hormonet? 30 Maj 2020

  • 4 years ago
Floket konsiderohen nje pjese e rendesishme e identitetit te nje personi. Pasja e flokeve te bollshem dhe te shendetshem ndikon ne menyre instiktive ne permiresimin e humorit te nje individi, rrit vetebesimin e tij ne maredheniet me te tjeret, shton terheqjen seksuale, rinine dhe energjine e brendshme. Por ne rastin e kundert, renia dhe mungesa e tyre, sidomos ne moshat e reja dhe kryesisht ne seksin mashkull, shkakton stres psikologjik, gjendje te lehte depressive dhe qe shpesh shoqerohet me ndjenjen e veteizolimit. Ne momentin e rrallimit e te renies se flokeve keta persona mendojne se duken me te vjeter ne moshe dhe me pak terheqes per te tjeret.
Le te shohim pse ndodh renia e flokeve ne moshen e re dhe si mund te parandalohet apo trajtohet ky fenomen?
A eshte rrallimi dhe renja e flokeve nje semundje apo eshte nje proces fiziologjik normal?
Kane rol hormonet apo kane te bejne faktoret gjenetike ne kete fenomen?
Tek shumica e meshkujve renia e flokëve fillon në fund te moshes 20 vjeçare dhe ky proces rritet ne moshen 50 vjeçare. Shkaqet e renies se flokeve tek meshkujt mund të jene:
? Shpeshtesia e larjes së tyre,
? Çrregullimet e lekurës,
? Medikamentet e perdorura,
? Faktoret gjenetike.
Renia e flokeve te djemte e rinj si pasoje e ndikimit hormonal quhet Alopeci Androgjenike.
Alopecia androgjenike, pra renja hormonale e flokeve, shkaktohet nga dozat e rritura te testosteronit. Prodhimi i testosteronit të tepërt tek meshkujt fillon gjatë fazës së pubertetit. Ky testosteron inkurajon rritjen e qimeve të fytyrës, por sasia e tepërt e tij ka efekt negativ në rrënjët e flokëve. Rrenjet janë tepër të ndjeshme ndaj dihidrotestosteronit (DHT) dhe ne zona te caktuara te kokes, te cilat jane te ndjeshme karshi ketij hormoni, rritja e konsiderueshme e tij shkakton ne fillim rrallimin e me tej humbjen e flokeve ne ato pjese.
Renia e flokeve tek meshkujt ndjek nje model te veçante, ka nje menyre specifike. Shkalla Hamilton-Norwood për shembull, përcakton lloje dhe faza të ndryshme te renies se flokeve. Tek meshkujt, renia e flokeve shpesh fillon ne temthe dhe ne balle. Me pas zgjerohet me tutje dhe floket behen me te holle ne pjesen e prapme te kokës dhe pastaj ne te gjithë skalpin. (Foto shkalla Hamilton).
Cdo njeri ka mesatarisht 100.000 -150.000 fije floku dhe cdo ditë bien mesatarisht 100 fije floku dhe po aq fije të reja dalin cdo ditë. Rallimi i flokeve fillon kur ky ekuilibër mungon.
Por lajmi i mire eshte se ekzistojnë disa metoda për të rikthyer flokët e humbur. Dhe sigurisht një nga metodat më të rëndësishme dhe me te suksesshme është transplantimi i flokëve.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
...