Report TV -Kuvendi hapi listat, Meta sulmon: Ndërkombëtarët hipokritë,do të përgjigjemi shqiptarisht

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka kërcënuar Edi Ramën pas ndryshimeve Kushtetuese dhe ka sulmuar hapur ndërkombëtarët duke i akuzuar si pjesëmarrës në një grusht shteti.

"Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm! Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.